175-vjetori i lindjes, poetët bëhen bashkë për vargjet e Naim Frashërit (Video)

naim frashëri

“Gush’ e Kraharuar”, kështu është quajtur mbrëmja poetike që mbërriti si një homazh për vargjet që ka lënë Naim Frashëri si trashëgimi e fillesave të modernizmit në letrat shqipe.

Studiuese, botues dhe shkrimtarë janë bërë bashkë për ta nderuar Naim Frashërin në 175-vjetorin e lindjes së tij, transmeton ‘a2news.com’.

Si një shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, vargjet e Naimi mbeten ende sot aktuale.

Edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi në përkujtim të autorit një takim ku bëri bashkë disa studiues të veprave të tij.