1981 në Prishtinë/ 44 vjet nga demonstratat që tronditën ish-Jugosllavinë

 “Kosova Republikë”, “Liri, barazi, drejtësi” si edhe “Duam bashkim” ishin thirrjet e lëvizjes së marsit të vitit 1981, kur u organizuan një seri demonstratash të studentëve të Universitetit të Prishtinës, ndaj kushteve të papërshtatshme të jetesës dhe studimit. Por kërkesat që nisën me përmbajtje sociale evoluuan në kërkesa që shpërfaqnin pakënaqësitë politike.

Demonstratat që vijuan deri në prill, u shtypën me dhunë policore nga ana e pushtetit jugosllav. Aksioni i njësive speciale të ish-Federatës së Jugosllavisë, i dha hov shpërthimit të zemëratës popullore. Qindra të rinj dhe aktivistë politikë u burgosën. Si rezultat i përplasjeve u vranë 9 protestues dhe u plagosën 15 të tjerë.

Demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë janë një moment kyç në historinë e Kosovës. Ato rindezën aspiratën kombëtare që do të realizohej pas 3 dekadash, Pavarësia e Kosovës.

ObserverKult


Lexo edhe:

“UNË JAM MË I FORTË SE VDEKJA”, ÇASTET E FUNDIT TË TEODOR KEKOS/ SHKRIMTARI ME HUMORIN E HOLLË E POLITIKANI ME SHPIRTIN E REBELUAR