2 mesazhet që i la Ajnshtajni një kamerieri japonez zbulojnë “sekretin e lumturisë”

Nga teoria e relativitetit në atë “të lumturisë”: mësuesi është gjithmonë Albert Ajnshtajni. Mesazhe jo shkencore, por ‘shpirtërore’ e nga shumë kush konsiderohen “sekreti i lumturisë”: “Një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë gëzim, se sa një kërkim suksesi me ndërprerje” dhe “Ku ka vullnet, ka edhe mënyrë për ta bërë çdo gjë”.

Ajnshtajni i shkroi ato 103 vjet më parë – në vitin 1922 – gjatë një udhëtimi në Japoni. Në atë kohë, ai sapo kishte fituar Nobelin dhe fama e tij po rritej. Fizikanti ishte në Hotel Imperial në Tokio dhe mori një mesazh nga një kamarier hoteli. Në vend të bakshishit, për të mos e lënë duarbosh, ai shkroi në gjermanisht këto dy mesazhe. “Ndoshta, nëse do të jeni me fat, këta mesazhe do t’ju vlejnë më shumë se një bakshish normal”, i kish thënë Ajnshtajni kamarierit.

ObserverKult


Lexo edhe:

FOTOGRAFI E REALIZUAR DISA MINUTA PASI U NDA NGA JETA: SI E KISHTE LËNË AJNSHTAJNI TAVOLINËN…