Nesër transmetohet Debati për Kinematografinë

Nesër në portalin për kulturë, letërsi e art, ObserverKult, në ora 20:00,  ju ftojmë të ndiqni debatin për kinematografinë.

Në kuadër të projektit “Kultura në Fokus” që financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit dhe implementohet nga ObserverKult, nesër do të mbahet Debati për Kinematografinë.

Debati moderohet nga regjisori Ben Apolloni,  ndërsa panelistë janë: Dritan Dragusha ( filozof), Aurita Agushi ( aktore) dhe Esat Fejza ( regjisor).