Gjëegjëza, e kush nuk është sprovuar me to?
Ato janë krijime të vogla popullore, zakonisht në vargje që kërkojnë përgjigje për një pyetje të bërë në mënyrë të tërthortë.
Quhen edhe kashelashë, ojza, gjëza.
Gjëegjëzat kërkojnë të gjendet një send a dukuri të cilën e përshkruajnë në mënyrë të figurshme ose me perifrazë. Ka dhe gjëegjëza që u ngjajnë problemeve aritmetike ose kërkojnë zgjidhje çështjesh të ngatërruara.
Sendet, dukuritë e çështjet rreth të cilave krijohet gjëegjëza janë ato me të cilat ka pasur të bëjë populli gjatë jetës së vet: njeriu, shtëpia dhe orenditë shtëpiake karakteristike, mjetet e punës, ushqimet, veshja etj.
Në vazhdim ju sjellim disa prej tyre, të krijuara në kohën tonë:
1.Një patë qafëgjatë,
duke ikur bën shamatë.
(Aeroplani)
2.Kam qytete, por jo shtëpi. Unë kam male, por jo pemë. Unë kam ujë, por jo peshk. Çfarë jam unë?
(Një hartë)
3.Kam samar po s’jam gomar.
(Breshka)
4.Jam e lehtë si pendë, por as njeriu më i fuqishëm nuk mund të më mbajë më gjatë se 5 minuta.
(Fryma.)
5.Jam lot që rrjedh nga qielli
më than vetëm dielli.
(Shiu)
6.Çfarë udhëton nëpër botë, por mbetet në një vend?
(Pulla postale.)
7.Pa zë heshtur numëron
askush punën s’ia mohon
(Ora)
8.Vij nga një minierë dhe jam gjithmonë i rrethuar me dru. Të gjithë më përdorin mua. Çfarë jam unë?
(Lapsi.)
9.Çfarë u përket juve, por të tjerët e përdorin më tepër se ju?
(Numri juaj i telefonit)
10.Çfarë zhduket sapo thua emrin e saj?
(Heshtja.)
11.Nuk leh, nuk ka dhëmbë dhe mbron shtëpinë, çfarë është?
(Çelësi.)
12.Si sahati tik e tak,
punon ditë e natë,
por po ndali sado,pak,
nuk kurdiset prapë.
(Zemra)
13.Çfarë laget gjatë tharjes?
(Një peshqir.)
14.Nuk është më e madhe se një arrë, por i ngjitet malit pa këmbë, çfarë është?
(Kërmilli.)
15.Sa shkronja ka në alfabeti?
(Ka 8 shkronja në fjalën “alfabeti”)
16.Të përket ty, por të gjithë të tjerët e përdorin atë.
(Emri juaj)
17.Çfarë mund të hyjë në lumë dhe të mos laget?
(Rrezet e diellit.)
18.Duket tamam si shtëpi,
katër mure,një Çati
njëmjë veta brenda ka
që punojnë pa ja da
(Zgjoi dhe bletët)
19.Mendje s’ka por të mëson
gojë s’ka,me ty flet,
ti përditë me të jeton,
mik të ngushtë e ke për jetë.
(Libri)
20.Të lodh shumë me të vërtetë
por gëzim të jep në jetë.
(Puna)
Përgatiti: U.V./ObserverKult
————————
Kliko edhe:
“KAFSHATA E MADHE TË MBETET NË FYT”, 25 FJALË TË URTA SHQIPTARE