“Kafshata e madhe të mbetet në fyt”, 25 fjalë të urta shqiptare

shqiptare dasmorëve po dëgjoj fjale te urta shqiptari puna
Foto ilustrim

Shqiptarët kanë një opus të gjerë me fjalë të urta, që në mënyrë ironike, kryesisht, sjellin përvojën jetësore, mendime e gjykime për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme.

Në vazhdim mund të lexoni disa fjalë të urta shqiptare që ObserverKult ka zgjedhur për ju:

1.Atë që pështyn, mos e lëpij.
2.Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar.
3.Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë.
4.Kopraci s’të jep të zezën e ullirit.
5.Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.
6.Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë.
7.Me nji tra nuk mban shtëpia.
8.Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd.
9.Më gënjeve një herë, haram e paç, më gënjeve të dytën hallall.
10.Nuk mbushet pusi me pështyma.
11.Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s’mund ta nxjerrin.
12.Buka që thyet s’ngjitet më.
13.Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen.
14.Kush ha shumë i del për hunde.
15.Kafshata e madhe të ngec në fyt. 
16.Gjuha eshtra s’ka, eshtra thyen.
17.Dhjetë herë mat, një herë pre.
18.Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë.
19.Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. 
20.S’mbahet shpirti me falimnders.
21.Qafa e unjur, koka e prerë.
22.Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.
23.Kafshata e huaj të mbet në fyt.
24.Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet
25.Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti.

ObserverKult

————————————

lexo edhe:

MONICA BELLUCCI: TË JESH REHAT ME VETEN NUK VARET NGA ÇFARË JU PËLQEN, POR SI NDIHENI…