20 thënie për jetën: Jeta është e vështirë sidomos njëqind vjetët e para!

jeta eshte , ora e jetes


Çka është jeta? Pyetje sa e lehtë, po aq e vështirë. Mendje të thella filozofike kanë dhënë përcaktime të ndryshme se si e konceptojnë në mendjen e tyre gjënë më të çmuar që ka njeriu.

P.sh. shkrimtari e filozofi portugez Fernando Pessoa, aq bukur e ka thënë:

“Nëse, pasi të vdes, duan ta shkruajnë biografinë time,
Nuk ka asgjë më të lehtë.
Kam vetëm dy data – të lindjes, dhe të vdekjes.
Mes njërës dhe tjetrës të gjitha ditët janë të miat.”

Ju ftojmë t’i lexoni edhe disa përsiatje tjera lidhur me këtë temë:

Ai që nuk e çmon jetën, në të vërtetë edhe nuk e meriton. – L. da Vinçi

Besoji jetës, ajo të mëson më shumë se çdo libër. – V Gëte

jeta vdekja thenie për vdekjen


Bota ndahet lehtë nga ata që kanë filluar të ndahen prej saj. – Thënie persiane


Çdo njeri është i rëndësishëm pasi të ketë humbur jetën. – T. Hobs


Ç’është jeta? Një ndeshje e përjetshme në mes ëndrrës dhe realitetit. – N. Gogol


Është më mirë që të vdesësh një herë se sa të vdesësh gjithë jetën pak nga pak. – Ezopi


Gjëja që njerëzit duan ta ruajnë më shumë dhe ndërkaq e ruajnë më pak është jeta e tyre. – Zh. La Bryjer


Janë disa momente në jetë për të cilat do të zëvendësoni tërë pjesën e pajetuar të jetës sonë. – Xh. Bajron


Jeta duhet ndërtuar në një mënyrë të tillë që çdo çast të jetë i rëndësishëm. – I. Turgeniev

Duhet dashuruar, duhet urryer, duhet luftuar, duhet që njeriu të vlojë përbrenda. Kjo mund ta bëjë jetën të hidhur, por pa këtë, e gjithë jeta është një kotësi. – V. Gëte

Jeta është e gjatë kur është e plotë. Le të masim jetën me veprat dhe jo me kohën. – Seneka

Jeta është e thellë si oqeani i pasosur dhe shumë mrekulli ruhen në thellësitë e saj të pagjurmuara. – V. Belinski


Jeta është e vështirë sidomos njëqind vjetët e para. – Thënie anonime


Jeta është ose një aventurë e guximshme ose asgjë. – H. Keler


Jeta është një vizatim ku nuk mund të përdorni gomën për ta fshirë. – I. Bergman

Jeta jonë është një luftë për t’iu përshtatur mjedisit, por sidomos për ta zotëruar atë e për të mos e lënë të zotërohemi prej tij. – A. Gramshi

Jeta kurrë nuk tepron. – N. Hikmet


Jeta matet jo me gjatësinë e saj, por me mënyrën se si e kemi përdorur. – M. Montenj


Jeta, nëse di ta përdorësh, zgjat shumë. – Seneka


Jetë nuk janë ditët që keni kaluar, por ditët të cilat na kanë mbetur në kujtesë. – P. Pavlenko


Përgatiti: E. Berisha- ObserverKult

Lexo edhe:

GËTE: MË MIRË TË MASHTROHESH NGA MIQTË SE T’I MASHTROSH ATA…

Gëte (Johann Wolfgang von Goethe), i njohur edhe si mbreti i poezisë gjermane, lindi në Frankfurt në 1749 dhe pos që njihet si i tillë, ai ishte dramaturg, romancier, shkencëtar me shumë talente, madje veproi edhe si diplomat. Vepra e tij mbahet në mesin e disa prej poetëve më të mëdhenj në botë dhe ende ka ndikim të madh edhe sot e kësaj dite.

Më 6 shtator 1780, Gëte shkroi me laps në murin e një kabine prej druri në malin Kickelhahn në Ilmenau, Thuringia, poezinë “Kënga e natës e endacakut”.

Ai ishte një kritik i ideologjisë romantike jo sepse ai ishte i ftohtë ose i mungonte imagjinata, por sepse ai i kuptonte aq thellë dhe ngushtë tërheqjet e saj – dhe për rrjedhojë rreziqet e saj. Karriera e Gëtes na tregon një rrugëtim larg romantizmit fillestar të Wertherit drejt një këndvështrimi të pjekur, klasik të jetës.

tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult