Gëte: Më mirë të mashtrohesh nga miqtë se t’i mashtrosh ata…

Gëte (Johann Wolfgang von Goethe), i njohur edhe si mbreti i poezisë gjermane, lindi në Frankfurt në 1749 dhe pos që njihet si i tillë, ai ishte dramaturg, romancier, shkencëtar me shumë talente, madje veproi edhe si diplomat. Vepra e tij mbahet në mesin e disa prej poetëve më të mëdhenj në botë dhe ende ka ndikim të madh edhe sot e kësaj dite.

Më 6 shtator 1780, Gëte shkroi me laps në murin e një kabine prej druri në malin Kickelhahn në Ilmenau, Thuringia, poezinë “Kënga e natës e endacakut”.

Ai ishte një kritik i ideologjisë romantike jo sepse ai ishte i ftohtë ose i mungonte imagjinata, por sepse ai i kuptonte aq thellë dhe ngushtë tërheqjet e saj – dhe për rrjedhojë rreziqet e saj. Karriera e Gëtes na tregon një rrugëtim larg romantizmit fillestar të Wertherit drejt një këndvështrimi të pjekur, klasik të jetës.

Nga një plan i mundshëm në vitin 1769 për të dramatizuar historinë e njeriut që i shiti shpirtin Djallit në këmbim të përmbushjes tokësore, ndoshta duke përfshirë edhe shpengimin e tij përfundimtar, nuk ka asnjë provë të qëndrueshme.

Faust I 1808

Dhe në këtë rast, Fausti, Pjesa e parë është padyshim një tragjedi, sepse jo vetëm që nxjerr në sipërfaqe dhe i jep një pamje tensionit midis dy poleve, vetë shfaqja dhe shfaqja brenda shfaqjes, ka të bëjë me nxjerrjen në sipërfaqe, duke i dhënë pamje asaj që është brenda.

Doktrina morale që Gëtes parashtron te Fausti mëson se tipari thelbësor i gjithë ekzistencës dhe i ligjit që drejton universin është ai i përpjekjeve të palodhura, të qëllimshme dhe pozitive dhe se njeriu mund ta gjejë vendin e tij në jetë vetëm duke u përpjekur për të marrë pjesë në këso lëvizje të mëdha kozmike.

Jeta e Faustit ka aspektet e saj tragjike, sepse karriera e tij karakterizohet nga një seri e gjatë krimesh dhe iluzionesh të frustruara dhe ai vdes pa gjetur kurrë kënaqësi të plotë personale, por një kritik i kohëve të fundit, veprën e Gëtes e ka quajtur “një poemë të optimizmit suprem”.

Rruga e gjatë dhe e vështirë e Faustit drejt Shpëtimit nuk synohet të jetë një shembull që të tjerët ta ndjekin. Përvoja e tij zbulon grackat dhe kthesat e rreme që janë rreziqe përgjatë rrugës dhe synon të inkurajojë lexuesit të gjejnë rrugën e tyre drejt harmonisë me rendin kozmik.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të tij:

Të mençurit dhe të marrët nuk bëjnë dëm kurrë! Çdo dëm vjen nga gjysmakët: nga ata që nuk janë as të marrë, as të mençur.

Çfarëdo që dëshiron të bësh, filloje! Guximi zotëron gjenialitet, forcë, mahni.


Ndodh vetëm nga mendjemadhësia e pavetëdijshme që nuk duam ta njohim veten si kopjacë.


Një ylber që zgjat një çerek ore nuk këqyret më.


Më mirë të mashtrohesh nga miqtë se t’i mashtrosh ata.


Talentet formohen në qetësi, karakteret mes betejave të jetës.


Kur nuk zotërojmë më vetveten, na mungon çdo gjë.


Kush dëshiron të kuptojë poezinë, të hyjë në fshatin e saj. Kush dëshiron të kuptojë poetin, të hyjë në tokën e tij.


Ligji është i egër, por më e egër është nevoja.


Mirëbesimi që zëvendëson respektin është përherë qesharak.


Mund të përpiqem të jem i sinqertë, por jo i paanshëm.


Personaliteti është lumturia më e madhe.


Të mendosh është më interesante se të dish, por jo më interesante se intuita.


Thonë se shenjtorët duan veçanërisht fort mëkatarin dhe mëkataren. Ndodhtë kjo mrekulli edhe me mua.


Është shumë më lehtë të gabosh plotësisht se sa përgjysmë.


Ç’mund të ketë shenjë më të sigurtë të barbarisë se sa mosnjohja e së bukurës?


Përgatitit: ObserverKult

Lexo edhe:

RECENSION PËR ROMANIN “VUAJTJET E DJALOSHIT VERTER” TË JOHANN WOLFGANG VON GOETHE