200 libra, dhuratë shkollave të Novosellës së Ultë dhe të Epërme


Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi bashkë me botuesin dhe donatorin Milaim Abdullahu, vizituan dje shkollën fillore “Engjëll Jak Gjoni” në Novosellë të Ulët, ku i ati, Aziz Buxhovi – veteran i arsimit, kishte qenë mësuesi i parë i kësaj shkolle në vitin 1950 si dhe shkollën “Dom Shtjefën Kurti” në Novosellë të Epërme.

Me këtë rast të dy shkollave iu dhuruan 200 libra nga veprat më të reja: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi”. “Mona”, “Dosja B” si dhe veprat historiografike “Kosova – histori e shkurtër” dhe “Dardania”.

Veprimtarinë donatore prej 500 librash, autori do ta vazhdojë këto ditë edhe në Ponoshec dhe Junik. Ku në vitet 1949 dhe 1953, Aziz Buxhovi kishte shërbyer si mësues.

LEXO EDHE: TEK JUSUF BUXHOVI FAKTI KTHEHET NË REALITET JETËSOR, NDËRSA JETËSORJA NË KUJTESË HISTORIKE