Daut Gumenii dënuar gjatë regjimit, është një nga shkrimtarët që ka kaluar 23 vite të jetës së tij në burg, për shkak të poezisë gjatë regjimit komunist.
I ftuar në “Pas Mesnate”, në ABC News, ai rrëfeu momentin e parë kur doli nga burgu. E vetmja gjë që kishte me vete ishin librat.
Gumeni theksoi se do të donte që ta gjente shumë rojen e burgut të asaj kohe. Nuk kishte pasur mundësi deri tash. Fal rojes shkrimet e tij nuk u grisën dhe jetojnë ende sot.
“Në momentin e parë që kam dal nga burgu, nuk kisha ngarkesa. Kisha vetëm libra…
Edhe tha ai drejtuesi, kontrolloje mirë atë musteqen se mos na nxjerr libra se ka libra ai. Ore do ia bëj unë fije-fije librat dhe shkrimet. Më shumë për shkrimet e kishte se librat në Tiranë ishin botuar. Nonjë i vjetër që mund të ishte në gjuhë të huaj, por nuk e kontrollonin dot dhe po të donin se nuk kuptonin dot gjë nga anglishtja.
Edhe erdhi ai, që nuk kam mundur do ta gjej dhe ta takoj dot sot. Ai hyri brenda dhe u zbeh. Kontrolloji i thash dhe hapa dy çantat. ‘Erdhi dita të lirosh dhe ti, jo shkrime të kesh, por topa dhe granata të kesh nuk të kontrollojë’, më tha. Kështu më shpëtuan shkrimet, megjithëse i kisha marrë masat dhe i kisha futur në kapaqet e fjalorëve”, tregoi ai.
ObserverKult
Lexo edhe:
RRËFIMI TRONDITËS I ISH-PROKURORIT TË DURRËSIT: KUR PERSONI I DËNUAR ISHTE I FORTË FIZIKISHT I BËHEJ “EKZEKUTIM I THATË” NË QELI, DUKE E QËLLUAR ME…
Në përvjetorin e katërt të ikjes nga jeta të historianit, studiuesit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Agim Musta, (24 Korrik 2019), ish – i burgosur politik, vajzat e tij Elizabeta dhe Suela, i dhanë të drejtën e ekskluzivitetin për botim, medias online Memorie.al, të një prej botimeve më të spikatura të autorit, siç është ‘Libri i zi i Komunizmit Shqiptar’.
Kjo vepër, mban të dhëna, dëshmi, fakte, statistika dhe argumente të shumta e të panjohura për publikun e gjerë, mbi krimet dhe terrorin komunist në Shqipëri, veçanërisht ndaj intelektualëve, në periudhën 1945-1991…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU