Filmi “Zgjoi” fiton tri çmimet kryesore në “Sundance”

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi”, me regji nga Blerta Basholli, ka marrë tri çmimet kryesore të “Sundance Film Festival”: ‘Filmi më i mirë’, ‘Regjisorja më i mirë’, dhe ‘Çmimin e publikut’ të festivalit më të madh të filmit të pavarur në ShBA.

“Të shpërblehem nga festivali im i preferuar ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipin, aktorët, posaçërisht me Fahrije Hotin të cilën e mbaj në zemër që nga momenti i parë që e kam takuar dhe e cila është shembull për të gjithë ne”, u shpreh Blerta përmes një videomesazhi me rastin e pranimit të çmimit Regjisorja më e mirë gjatë ceremonisë së ndarjes çmimeve.