Më 16 prill 1889, 135 vite më parë lindi aktori, skenaristi, regjisori dhe producenti anglez Charlie Chaplin.
Ai ishte njëri nga pionierët e kinemasë dhe një ndër artistët më të mëdhenj në historinë e filmit.
Fëmijëria e komikut Chaplin ishte tragjike. Ai ishte rritur mes varfërisë dhe lagjeve të rrënuara.
Gjatë jetës ai përjetoi shumë suksese në kinematografi, por edhe shumë skandale.
Charles Spencer Chaplin rridhte nga një familje e varfër.
ObserverKult ua sjell 25 thëniet e tij më të njohura:
Lypset një minutë për të dalluar dikë, një orë për ta vlerësuar, një ditë për ta dashuruar, e një jetë për ta harruar.
Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur.
Fjalët nuk kushtojnë. Gjëja më e madhe që mund të thuash është “elefant”.
Jeta është tragjedi kur e sheh nga shumë afër, por kur e sheh nga larg, është një komedi.
Suksesi të bën simpatik.
Një ditë e kaluar pa buzëqeshje është një ditë e humbur.
Pushteti shërben vetëm për të bërë ndonjë dëm, për çdo gjë të hajrit mjafton dashuria.
Qetësia është një dhuratë universale, që pak njerëz dinë të vlerësojnë.
Jeta nuk është një domethënie, por një dëshirë.
Nuk ka rëndësi realiteti në një film, por ajo që imagjinata mund të bëjë.
Koha është një artiste e madh: i gjen gjithçkasë fundin e duhur.
Kujdesu më shumë për ndërgjegjen se për famën! Ndërgjegjja është çfarë ti je, fama është çfarë të tjerët mendojnë se je. Dhe çfarë të tjerët mendojnë se je është problem i tyre.
Zor se gjen dikë që t’i biesh përshtat ashtu siç je, prandaj jeto ashtu siç dëshiron!
Gjëja më e trishtuar që mund të imagjinoj është të jem i mësuar me luksin.
Lodra jonë kryesore është truri.
Që të qeshësh me të vërtetë, duhet ta marrësh dhimbjen tënde, dhe të luash me të!
Më pëlqen gjithmonë që të eci në shi, kështu askush nuk do të më shohë duke qarë.
Jam në paqe me Zotin. Konflikti im është me Njeriun.
Ne mendojmë shumë dhe ndjejmë pak.
Një prej ironive të jetës është që të bësh gjënë e gabuar, në momentin e duhur.
Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë – as edhe telashet.
Në fund, çdo gjë është një shaka.
Imagjinata nuk është asgjë, pa veprimin.
Nuk do ta gjesh asnjëherë ylberin, nëse sheh poshtë.
Jeta do të ishte e mrekullueshme nëse njerëzit do të mund të të linin rehat.
ObserverKult
Lexo edhe:
“LAMTUMIRË”, U PËRGJIGJ AJO… FRAGMENT NGA LIBRI AUTOBIOGRAFIK I CHARLIE CHAPLIN
Gjatë këtyre shëtitjeve nuk më kujtoheshin asnjëherë ato që më thoshte ajo.
Isha krejt i ekzaltuar, i bindur se një forcë mistike na ishte afruar dhe se bashkimi ynë ishte rezultat i një afiniteti të paracaktuar.
Kisha tre mëngjese që e njihja. Tre mëngjese të shkurtra, përpara të cilave pjesa tjetër e ditës nuk ekzistonte deri në mëngjesin pasardhës.
Por, mëngjesin e katërt qëndrimi i saj ndryshoi. Ajo më priti ftohtë, pa entuziasëm dhe nuk pranoi të ma kapte dorën. Unë e qortova për këtë gjë dhe e akuzova me shaka se nuk më donte.
– Ju kërkokeni shumë -më tha – në fund të fundit, unë jam pesëmbëdhjetë vjeç dhe ju nuk jeni veçse katër vjet më i madh se unë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult