26-vjetori i Çlirimit të Prishtinës/ Gjatë tërë qershorit Komuna e Prishtinës organizon aktivitete (Programi)

Dita e Çlirimit të Prishtinës është ditë manifestimi për të kujtuar 11 qershorin e vitit 1999 kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) hynë në Prishtinë.

Kjo u bë në ditën kur hyri në fuqi Marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar më 9 qershor në Kumanovë në mes forcave të NATO-së dhe ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.

Në nderim të kësaj Dite, Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtori e Kulturës gjatë gjithë muajit qershor do të organizojë aktivitete të shumta.

“Për nder të muajit të Çlirimit të Prishtinës, kryeqyteti është përplot me ngjarje kulturore e artistike!”, thanë nga kjo drejtori.

Më poshtë ua sjellim programin e organizuar