30 piktorë me 70 vepra në Muzeun Historik (Video)

Ekspozita “Brezat” është çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Kuratori dhe piktori Robert Përmeti rrëfen arsyet edhe veprat e artistëve, që nuk e kanë ndalë artin e tyre as në këtë periudhë të vështirë pandemie.

“Arti është i domosdoshëm për të gjithë ne përherë, por në këtë periudhë të vështirë siç ka qenë pandemia Covid 19, ne piktorët shqiptarë u frymëzuam nga artistët italianë për të  qenë sa më pranë njerëzve. Prandaj, publiku mund të vijë ta shijojë”, shprehet kuratori Robert Përmeti.

Tablotë e Guri Madhit, Sali Shijaku, Shaban Hysës dhe Xhevdet Dodës pasojnë nga ato të Lec Shkrelit, Anastas Kostandit dhe Përmetit, duke trajtuar tematika të larmishme mes të cilave dominojnë elementet kombëtare.

“Kostumet popullore të qëndisura në ar edhe materiale të tjera, janë një pasuria më e madhe që ne kemi. Prandaj, ne i sjellim këto elemente folklorike në këto tablo për të tërhequr vëmendjen e të huajve që si njohin”, thotë Përmeti.
 
Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar.