30 vjet në kërkim të eshtrave të dy zv.kryeministrave që i pushkatoi Enveri

Në Scan TV ka startuar prej dy javësh formati më i ri televiziv, emisioni Memorie, me autor dhe moderator gazetarin e njohur, Dashnor Kaloçi, si dhe pjesëmarrjen e z. Artjan Tepelena (gazetar dhe drejtor i programacionit të TV Scan), i cili në këtë emisionin të ri me tema historike, kryesisht ato të krimeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ka rolin e analistit dhe opinionistit.
Sipas Kaloçit, ai bashkë me z. Artjan Tepelena, i cili është ndër gazetarët e parë që nga fillimi i viteve ’90-të kur në rolin e drejtorit të Informacionit në Radio-Televizionin Shqiptar, ka inicuar dhe pasqyruar kronika speciale e emisione të ndryshme, duke evidentuar krimet e periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, edhe formati më i ri televiziv, Memorie, që ata të dy kanë marrë përsipër, synon dhe tenton që të sjellë para shikuesit, disa prej personazheve dhe ngjarjeve më të spikatura e të përfolura, të njohura dhe të panjohura, të periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës.
Kjo temë, sidomos në këto vitet e fundit, ka ngjallur interes dhe ndjeshmëri të lartë edhe në arenën ndërkombëtare, lidhur me atë që ka ndodhur në Shqipërinë komuniste për afro gjysëm shekulli me rradhë, çka i ka detyruar disa qeveri të këtyre vëndeve perendimore, si Gjermania, Zvicra etj., që nëpërmjet ambasadave dhe përfaqësive të tyre në vëndin tonë, në bashkëpunim me prezencën e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, në vitin 2017, të mbështesin një cikël të gjatë dokumentarësh të titulluar “Përballje me të kaluarën”, që u realizua asokohe në Radio-Televizionin Publik Shqiptar, nga gazetarët Dashnor Kaloçi dhe Monika Stafa, nën kujdesin e nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm, z. Thoma Gëllçi.
Kaloçi tregon se formati më i ri i emisionit Memorie, i cili është konceptuar me inserte të realizuar nëpërmjet intervistave të ilustruara me material lmike, foto, dokumenta arkivore, video, inskenime etj., do ketë edhe nga një të ftuar në studio për çdo emision, ku bashkë me kolegun Tepelena, do tregojnë, diskutojnë dhe analizojnë, lidhur me temën përkatëse që do trajtohet aty.
Në emisionin e parë, i ftuar në emisionin Memorie, ishte z. Gëzim Çela, nga qyteti i Durrësit, ish-i burgosur dhe i përndjekur politik që ka vuajtur 22 vite burg dhe pesë internim në regjimin komunist të Enver Hoxhës, i cili tregoi para kamerave të Tv Scan, historinë e babait të tij,Mahmut Çela, ish-prefekt i Tiranës dhe Durrësit, që ishte larguar nga Shqipëria që në vitin 1944, pasi i kishte shpëtuar disa atentateve nga njësitet guerilje komuniste të Tiranës, ndërsa ai me nënën e tij, Roza Zef Llupi, vuajti persekucionin e egër komunist dhe luftën e klasave deri në vitin 1990.
Ndërsa në emisionin e dytë Memorie, u trajtua historia e panjohur e të ashtuquajturit “Grupi sabotator në Ekonomi”, që u godit nga Enver Hoxha në vitin 1975, ku dy zv/kryeministrat, Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi, u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan në vitin 1977, ndërsa dy ministrat, Kiço Ngjela dhe Vasil Kati, së bashku edhe me disa prej familjarave të tyre, vuajtën në burgjet komuniste deri në vitin 1991.
Pas inserteve të përgatitura ku dëshmuan familjarët e tyre, si Leon Këllezi, Spartak Ngjela, Arben Theodhosi dhe Adrian Kati, në studio ishte i ftuar ekonomisti i njohur, Prof. Dr. Lulzim Hana, i cili së bashku me dy drejtuesit e emisionit, Kaloçi dhe Tepelena, treguan, diskutuan dhe analizuan ngjarjen në fjalë, të ashtuquajturit “Grupi sabotator në Ekonomi”, ku me mjaft interes u prit rrëfimi i gjatë i z. Leon Këllezi, (me profesion Fizikant, i specializuar në Republikën Popullore të Kinës që në llimin e viteve ’70-të), i cili rrëfeu para kamerave, sesi, që pas vitit 1991, kur u kthye në Tiranë pasi kishte vuajtur 15 vite internim në fshatin Kotë të Vlorës, prej gati 30 vitesh, ende vazhdon të kërkojë eshtrat e babait të tij, Abdyl Këllezit, (ish-anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së, zv/kryeministër, ministër, deputet, Kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit etj.), por ende pa rezultat…?!
Ndërsa në emisionin e tretë Memorie, që u transmetua dje u trajtua një temë mjaft delikate, siç është tortura, që është aplikuar dhe ushtruar në mënyrë permanente ndaj të arrestuarëve dhe dënuarëve në qelitë e hetuesisë, Sigurimit të Shtetit, kampet e dhe burgjet etj., gjatë gjithë periudhës së regjkimit komunist të Enver Hoxhës.
Përveç disa dëshmive mjaft interesante ku disa ishtë burgosur politik treguan para kamerave të Tv Scan, torturat fizike që janë ushtruar ndaj tyre personalisht, familjarëve apo bashkëvuajtësve, duke përmëndur me emra konkretë, hetues, policë, oficerë të Sigurimit të Shtetit etj., që i kanë dhunuar, në studio ishte i ftuar edhe z. Tanush Kaso (i dënuar në vitin 1961 me “Grupin e Pjetër Arbnorit, Uran Kalakulës, Agim Mustës etj.), një nga drejtuesit e njërës prej shoqatave të ish-të burgosurve dhe internuarëve politik të Shqipërisë, i cili ka vuajtur 13 vite burg politik dhe ka pësuar mbi supet e tij torturat zike dhe psikollogjike gjatë vuajtjes së dënimit, gjë të cilat ai i ka pasqyruar dhe në një nga librat e tij.