Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur të publikojë mëngjesin e kësaj fundjave një foto të veçantë të 30 viteve më parë.
“8 Gusht 1991 – 30 vjet anija Vlora Kjo foto e shkrepur nga barezi 16 vjeçar Lorenzo Turi u bë ilustrimi unik i aspiratës së shqiptarëve për liri pas diktaturës komuniste, por dhe shembulli më i madh i mikpritjes në Bari e më pas gjithë Italinë! Le të mos harrojmë”, shkruan Veliaj.
Më 8 gusht 1991, qytetarë të mbledhur nga të 4 anët e vendit, të vuajtur dhe të varfër, thyen barrierat dhe frikën, duke tejmbushur anijen “Vlora”, e ankoruar në Portin e Durrësit.
Njerëzit qëndronin ku të mundnin, hipnin përmes litarëve, dhe kërkonin lirinë dhe “tokën e premtuar”, Italinë.