“365 Days”, filmi që ka trazuar rrjetin

Të shumta janë reagimet në rrjetet sociale nga shikues të cilën kanë parë filmin e ri në platformën Netix, “365 Days”. Elementi i përbashkët tek të gjithë ata që shprehën mendimin hapur, ishte se në këtë film kishte skena të forta erotike.
“Mu duk sikur isha duke parë pornografi me familjen”, ishte një ndër komentet më të shpeshta që i adresoheshin këtij filmi.
Filmi polak, i njohur gjithashtu si “365 DNI”, tregon historinë e vdekjes së “Laura Biel” (Anna-Maria Sieklucka) e cila është rrëmbyer në një festë në Siçili nga bosi maoz “Massimo Torricelli” (Michele Morrone). Por ndërsa shikuesit të intriguar nga një histori dramatike e kanë përzgjedhur për ta parë, janë surprizuar kur janë vënë para skenave erotike. Shumë prej tyre thonë se u ndjenë në siklet pasi nisën ta shihnin filmin me pjesëtarë të familjes.
Disa të tjerë janë shprehur se filmi u ka pëlqyer, por kanë paralajmëruar ata që ende nuk e kanë parë, që ta shohin vetëm ose me partnerët pikërisht të skenave të papërshtatshme.