“40 Etërit e Pavarësisë”: Portretet e firmëtarëve, për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë ka sjellë portretet e 40 firmëtarëve të shtetit shqiptar në një ekspozitë me titull “Etërit e Pavarësisë”, me rastin e festave kombëtare të nëntorit.

Në ekspozitë nuk munguan as artefakte të Muzeut Historik Kombëtar që flasin për procesin e shtetformimit.

Nisur nga fakti se një prej firmëtarëve ishte gjyshi i tij, piktori Arben Morina dëshiron që të gjithë të mund të mësojnë më shumë rreth historisë së vendit.

Duam t’i japim një dimension tjetër këtij momenti. Njerëzit kanë nevojë për shpresë, njerëzit kanë nevojë për bukuri, kanë nevojë ti prekësh kordat e ndjeshmërisë”, tha Morina.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi tha se pavarësisht pandemisë për Festat e Nëntorit nuk mund të mungojnë organizime të tilla.

Në mesazhin e këtyre 40 etërve, do ti quaja të kombit shqiptar, pikërisht ka ekzistuar ky mesazh. Shqipëria do të bëhet, lum kush të rrojë do ta gëzojë”, pohoi ai.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të paktën dhjetë ditë./oranews