Sot bëhen 41 vjet nga organizimi i demonstratës studentore.
Më 4 mars 1981, studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre. Dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981.
Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”. Në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.
Por përsëri, organet e atëhershme ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve. Dhe ish-armata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës. Dhe në tërë territorin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi.
Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit shënuan fillin e kthesës vendimtare, të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia.
————————–
Lexo edhe:
“KOSOVA NË ARKIVIN E SHTETIT SHQIPTAR”, EKSPOZITA E RRALLË DOKUMENTARE DHE FOTOGRAFIKE
ObserverKult