41 vjet nga vdekja e John Lennon, miti që vazhdon të frymëzojë brezat

Shënohet sot 41 vjet nga vdekja e këngëtarit legjendar të Beatles. John Lennon është konsideruar një artist që, me thelbin dhe talentin e tij muzikor, i shërbeu kauzës së paqes dhe luftës kundër dhunës.

Dyzet e një vjet pas vrasjes së Lennon ajo mbetet ende një mister, megjithëse autori tha se si një i krishterë i zjarrtë ai donte të hiqte qafe muzikantin që pretendonte se Zoti ishte vetëm një koncept. Sipas dëshmisë së tij ai donte të hiqte qafe njeriun më të famshëm në botë për të hequr qafe depresionin e tij kozmik, transmeton ‘a2news.com’.

Por fati i më të famshmit nga katër anëtarët e Beatles vazhdon të tërheqë vëmendjen e fansave të muzikës dhe të frymëzojë brezat. Ai mbetet një nga ikonat më të fuqishme të prodhuara ndonjëherë nga kultura popullore, një njeri i cili, falë muzikës dhe angazhimit të tij për paqe, ndryshoi botën.

Beatles ishin ndoshta grupi më i suksesshëm dhe më me ndikim i viteve ’60, ndoshta i të gjitha kohërave. Lennon zbuloi një natyrë rebele dhe të ashpër në muzikën e tij, në film, në libra, në konferenca shtypi dhe intervista.

Në 8 Dhjetor 1980, në New York, u plagos për vdekje nga një fans i tij. Vdekja e John Lennon preku miliona njerëz.


LEXO EDHE: JOHN LENNON, MUZIKANTI REBEL DHE ROMANTIKU I PËRJETSHËM

The Beatles, i themeluar prej tij, në vitet 1960 arriti në krye të listës, si grupi më i suksesshëm muzikor në mbarë botën.

Në 8 dhjetor të vitit 1980 bota humbi një legjendë që vazhdon të mbetet i tillë edhe sot që kanë kaluar 40 vjet nga vdekja e tij. Ish-pjesëtari i Beatles dhe njeriu i qindra betejave për më shumë të drejta civile, John Lennon u ekzekutua në New York nga Mark Chapman, i cili pak ditë më parë është lënë në liri me kusht…

…Ai konsiderohet si një personazh tepër i rëndësishëm që i mungon botës së sotme muzikore. Muzikanti me frymë të pazakontë dhe i aftë për ngacmime poetike tepër të fuqishme, muzikanti që në kohët e sotme e vlerësojnë si një yll të rrallë të pashuar. Edhe pse trupi i tij është larguar nga kjo jetë, kjo gjë nuk ka ndodhur me krijimtarinë dhe imazhin që ka lënë pas. I vlerësuar për veçantinë që solli në muzikë, i vlerësuar për emancipimin që solli me notat e tij, duke u bërë pjesë e pandarë e jetës së njeriut të thjeshtë…