Aktorja e mirënjohur Matilda Makoçi ka shkuar, kohë më parë, në një takim me personalitetet që dikur janë rritur jetimë në “Shtëpinë e Fëmijëve”, ndërsa sivjet shënohet 42-vjetori i filmit “Si gjithë të tjerët”.
Aktorja e njohur Matilda Makoçi ishte takuar me ish- fëmijët jetimë të brezave të shkuara që dikur ishin personazhet realë të filmit “Si gjithë të tjerët”, nga jeta e të cilëve skenaristi i mirënjohur Ruzhdi Pulaha dhe regjisori Spartak Pecani ndërtuan subjektin e këtij filmi kuptimplotë me tematikë sociale.
Tashmë të bërë burra e gra në moshë madhore, ata e kanë lumturuar aktoren me kujtimet e asaj kohe, kur Matilda Makoçi hidhte hapat e para në aktrim.
Ishte vetëm rreth 18 vjeç dhe luante rolin e të dashurës së Vullnetit, aktorit që luante rolin e një të riu jetim i rritur në Shtëpisë Fëmijës.
Ngjarjet në këtë film të realizuar 42 vite më parë (1981), zhvilloheshin në një atmosferë jo fort të shëndetshme sociale, në një botë plot paragjykime ku dashurohet me një djalë që ishte rritur në Shtëpinë e Fëmijës, ndërsa vajza vinte nga një familje tradicionale shqiptare me familje të konsoliduar.
Ilir Çumani, një nga ata që u rrit në Shtëpinë e Fëmijës, pohon se e ka ftuar aktoren në kujtim të filmit “Si gjithë të tjerët”, pasi mësoi se ajo do të riniste jetën e saj artistike.
Vetë Çumani, si shumë bashkëmoshatarë të brezit të tij ka qenë protagonisti në jetën reale e fatit të një të riu jetim, që, pasi dilte nga dyert e institucionit ku u rrit, po përballej me vështirësitë e shumta për t’u integruar ashtu siç përcillen ngjarjet në këtë film, dhe thotë se takimi i aktores me protagonistët e filmit, konsiston në përpjekjen që ai bënë për të përcjellë përmes përvojës personale traditën më të mirë nga e kaluara, ku sipas tij.
Për Matilda Makoçin, të cilën Iliri e shihte me sytë e një fëmije, shprehet se ishte e mrekullueshme në atë rol, e magjishme, e ëmbël dhe delikate ku portreti i saj sintetizonte gjithë pafajësinë, fisnikërinë, bukurinë dhe mirësinë e qenies njerëzore, aq të munguar, të nevojshme dhe të dëshiruar për çdo fëmijë jetimë./vjosa.net
ObserverKult
Lexo edhe:
HISTORIA E FILMIT KU MATILDA MAKOÇI SHKËLQEU NË ROLIN KRYESOR
Shpresa ka një histori dashurie të pafat. I dashuri e ka lënë dhe ajo pati një abort. Ajo është shumë e dëshpëruar.
I mënjanon njerëzit dhe ka humbur besimin tek e ardhmja e saj. Por më pas njihet dhe bie në dashuri me inxhinierin e ri Piron.
Dashuria e re zgjon tek Shpresa interesin për jetën, por në të njëjtën kohë ka probleme me familjen e Piros”.
Kjo është historia e Shpresës interpretuar nga aktorja Matilda Makoçi në filmin me të njëjtin titull (“Shpresa”) më 1989.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult