Historia e filmit ku Matilda Makoçi shkëlqeu në rolin kryesor

Shpresa ka një histori dashurie të pafat. I dashuri e ka lënë dhe ajo pati një abort. Ajo është shumë e dëshpëruar. I mënjanon njerëzit dhe ka humbur besimin tek e ardhmja e saj. Por më pas njihet dhe bie në dashuri me inxhinierin e ri Piron. Dashuria e re zgjon tek Shpresa interesin për jetën, por në të njëjtën kohë ka probleme me familjen e Piros”.

Kjo është historia e Shpresës interpretuar nga aktorja Matilda Makoçi në filmin me të njëjtin titull (“Shpresa”) më 1989.

Një interpretim që do të mbetej gjatë në kujtesën e publikut, si një nga rolet e mira të aktores Makoçi, e cila deri atëherë kishte interpretuar në disa filma si “Si gjithë të tjerët” (1981), “Në kufi të dy legjendave” (1981), “Apasionata” (1983), “Të mos heshtësh” (1985), “Hije që mbeten pas” (1985). Filmi erdhi si ekranizim i romanit “Bota ime” shkruar nga Dhimitër Xhuvani.

Më 1966, Xhuvani kishte shkruar romanin e tij të parë “Tuneli”, një vështrim pesimist i jetës së vështirë të minatorëve. I akuzuar nga autoritetet si revizionizëm borgjez, romani u tërhoq nga qarkullimi.

Në filmin “Shpresa” do të interpretonin e aktorë të tjerë të njohur si Drita Pelingu, Qenan Toro, Eduart Makri, Myzafer Ziflaj. /(gazeta-shqip.com)

————————

Lexo edhe:

Aktori i “Taulanti kërkon një motër”: Nuk dija të qaja, aktroja kështu kot…

ObserverKult