
Më 11 mars të vitit 1981 në Kosovë nisën një seri demonstratash studentore me thirrjet “Kosova Republikë”, “Liri, barazi, drejtësi”, “Duam bashkim” etj.
Studentët e Universtitetit të Prishtinës, fillimisht u ngritën në protesta ndaj kushteve të papërshtatshme të jetesës dhe të studimit, por nga kërkesa me përmbajtje sociale, kërkesat e tyre evoluuan në kërkesa që shfaqnin pakënaqësitë politike.
45 vjet më parë, protesta e studentëve të Prishtinës u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave. Kësaj demonstrate i kishte paraprirë një tjetër (4 mars 1981) e organizuar në mensën studentore. Demonstrat e studentëve sollën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.
Organet shtetërore ndërhynë me dhunë gjatë tubimeve, ish-Armata Jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës dhe në tërë territorin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi. Gjatë protestës u vranë 9 persona dhe u plagosen 15 të tjerë.
ObserverKult
Lexo edhe:
Ja pse filmi “One Battle After Another” e meriton çmimin “Oscar”






