5 Haiku nga autor të ndryshëm
Ishida Hakyō
Zhuzhitje gjinkallash këtë mëngjes-
rikthejnë tek unë
të gjitha dashuritë
dhe urrejtjet
Takarai Kikaku
Një kollonë mushkonjash në fluturim
formojnë një urë lundruese ëndrrash.
Murakami Kijō
Bubullin
Maçoku kthehet
në strehën e barishtë.
Katō Gyōdai
Ndërmjet lulesh që fundosen në terr
Bozhurja e bardhë
Mbërthen hënën.
Murakami Kijō
Terret
kërcejnë mbi ujë
sikur të jenë saçme.
Përzgjedhi dhe përktheu: Sabina Darova
ObserverKult
Lexo edhe:
SABINA DAROVA: KËPUCËT QË KËRKONIN DRITË…
Gjithmonë i kam parë me simpati këpucët e vendosura në radhë pranë pragut të derës, sidomos tek hyrjet e pallateve. Më përcillnin ngrohtësi, edhe pse nuk ishin këpucë të firmosura, të bukura apo të reja.
Dëshmonin numrin e pjesëtarëve të familjes apo miqtë që kishin bujtur pa telefonuar a marrë leje. Ashtu ishin ato kohë të largëta, të thjeshta, pa zhurmë, por sa të dashura! Më kujtohet se në fëmijërinë e hershme tashmë, netët kur shfaqeshin filmat serialë ” David Koperfildi” apo ” Shigjeta e zezë”, tek hyrja e një pallati në katin e dytë të pallatit përballë, rreshtoheshin dhjetë palë këpucë fëmijësh, për të ndjekur filmin në televizorin e vetëm ekzistues të lagjes.
Ndjeja pak ndroje kur i shihja, sepse mendoja që isha e para nga radha që i afrohesha shtëpisë së shoqes time të ngushtë, por gabohesha. Të tjerë më paraprinin dhe zinin vendin të ulur mbi qilim me këmbët kryq, përpara tv Iliria. Sikur të kthehesha mbrapsht në kohë. Sa do kisha dashur të kisha një aparat fotografik, për të fiksuar vështrimet e fëmijëve të ngulura përpara ekranit, ndërsa kërkonin ta përpinin të gjallë si një çokollatë mbuluar me krem qumësht.
Të zotët e shtëpisë nuk i mohonin askujt kërkesën tek pragu i derës, pas trokitjes tre herë mbi portë: ” A mundem ta shoh pak filmin sonte?