S’ka në botë më të mirë,
se sa ti moj nëna ime.
Sa e dashur, sa e dlirë,
sa punëtore dhe sa trime.
Je e mençur, je e shtrenjtë,
dhe nga goja nxjerr veç mjaltë.
Kënga jote rrjedh nga zemra,
sytë e tu ç’vështrim të qartë.
Ti je det o det i gjerë,
plot me ndjenja, ëndërrime.
Dashurinë, për atdhenë,
ma rrënjose nëna ime.
Dashurinë për atdheun,
për atdheun tonë të shtrenjtë.
M’i skalite thellë në zemër,
se je nënëz, e vërtetë.
Ndaj të dua si vetë jetën,
kur të shoh ty të gëzuar.
Kur këndoj për ty moj nënë,
për gjithë nënat kam kënduar.