577 vjet nga Beteja e Torviolit, beteja e parë e Skënderbeut kundër ushtrisë osmane

dashuria skënderbeu

Beteja e Torviolit u zhvillua më 29 qershor të vitit 1444 në Dibrën e Poshtme.

Ishte beteja e parë e ushtrisë shqiptare, të formuar pas Lidhjes të Lezhës, kundër ushtrisë osmane.

Ushtria shqiptare komandohej nga Skënderbeu, kurse ajo osmane nga Ali Pasha, gjeneral i njohur turk.

Skënderbeu fshehu në shpinë të armikut 3000 kalorës të komanduar nga Gjon Muzaka e Hamza Kastrioti, dhe la një rezervë të rëndësishme të komanduar nga Vrana Konti.

Brenda tri orëve, shqiptarët arritën ta futin midis dy zjarresh, nga balli dhe shpina, ta rrethojnë dhe ta asgjësojnë ushtrinë e madhe osmane.

Kjo fitore e parë e rriti besimin e shqiptarëve në forcat e tyre dhe autoritetin e Skënderbeut./dita.al

LEXO EDHE: Këmbana origjinale e vitit 1462 që mund të ketë lajmëruar vdekjen e Skënderbeut