Para 578 viteve, më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” e njohur si Kuvendi i princave shqiptarë, të cilin e organizoi Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV. Këtu ishte bërë bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.
Vendimi i Kuvendit, 578 vite më parë, ishte krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun. Po ashtu, Besëlidhja e Lezhës vendosi formimin e një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm, krijimin e një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.
Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve./ATSH
—————————————————
Lexo edhe:
FAKTE PËR JETËN DHE BËMAT E GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT
Gjergj Kastriotit Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, i njihet roli dhe vepra e padiskutueshme që vlerësohet në çdo shtet evropian e deri në kontinentin e largët amerikan. Evropa e njeh Skënderbeun si “Atletin e Krishtit”, një mbret dhe luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë.
Më poshtë, disa fakte për jetën dhe bëmat e Gjergj Kastriotit:
1. Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Skënderbeu është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.
2. Gjergj Kastrioti Skënderbeu mban titullin ”Hero Kombëtar” që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar për vlerat e larta të figurës së tij.
3. Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së Veriut dhe i princeshës malazeze, Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit, midis 4 djemve dhe 5 vajzave…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult