597 vite nga Besëlidhja e Lezhës, u bashkuan për mbrojtjen e vendit

skënderbeu
Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

579 vjet më parë, më 2 mars 1444, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës”. Kuvendi i fisnikërisë u mbajt në katedralen e kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.

Vendimet e kuvendit ishin:

Krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun.

Formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm.

Krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.

Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve.

Skënderbeu, si kryetar i Besëlidhjes, nisi të organizonte ushtrinë që përbëhej nga forcat e përhershme dhe nga forcat që do të mobilizoheshin në rast lufte. Forcat e përhershme u formuan nga repartet e sundimtarëve shqiptarë, sipas kuotës së caktuar nga Kuvendi i Lezhës.

Në ushtrinë prej 8000 kalorësish dhe 7000 këmbësorësh, një të tretën e përbënte garda e Skënderbeut./ATSH

ObserverKult


Kuvendi i princave shqiptarë

Lexo edhe:

578 VITE NGA “BESËLIDHJA E LEZHËS”- KUVENDI I PRINCAVE SHQIPTARË

Para 578 viteve, më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” e njohur si Kuvendi i princave shqiptarë, të cilin e organizoi Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV. Këtu ishte bërë bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.

Vendimi i Kuvendit, 578 vite më parë, ishte krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun. Po ashtu, Besëlidhja e Lezhës vendosi formimin e një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm, krijimin e një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult