7 filma të shkëlqyeshëm e që nuk kanë marrë asnjë nominim për Oscar

Ndarja e çmimeve Oscar është një nga evenimentet më të rëndësishme të botës së kinematografisë, po ashtu edhe rrëmbimi i këtij çmimi, për filmin më të mirë, aktorët për rolin më të mirë etj.

Por, jo domosdoshmërisht nominimi për një Oscar e bënë në mënyrë direkte një film të mirë.

Nëse do të diskutonim pothuajse  për çdo film të ri me superhero, kategorikisht ky film fiton një nominim falë realizimeve teknike ose  grimit, ndërsa filmat e animuar pranohen për shkak të numrit të ulët të cilat ofrohen në një vit të caktuar.

Kjo do të thotë se filma si ‘DC’s Suicide Squad’ mund të jenë gjykuar nga kritikët, por prapë do të njihen nga Akademia, gjë e cila duket  ironike për faktin se kur diskutohet për klasikët si;

“The Good, The Bad and Ugly & The Shining” – nuk janë nominuar kurrë.

Për këtë gjë ka shkruar edhe gazeta e famshme ‘The independent’ duke bashkangjitur një listë të gjatë të disa filmave mjaft të mirë dhe interesant në botën e madhe të kinematografisë, por që nuk janë nominuar asnjëherë për Oscar.

1. American Honey (2016)

Nga shfaqja si një kërcimtare mbështetëse në ‘Top of the Pops’ deri te fitimi i një Oscari për regjisorin më të mirë, do të kishte qenë një trajektore e shkëlqyer për Andrea Arnold pas publikimit të ‘American Honey’ , një dramë që ndjek një vajzë adoleshente (Sasha Lane) që gjendet  në turmën e gabuar. Dita e Arnoldit mund  dhe duhet të vij në vijimësi.

2. American Psycho (2000)

Me protagonist fituesin e ardhshëm të Oscarit, Christian Bale ky film është adaptuar nga Mary Harron pjesë e  romanit të Bret Easton Ellis – në të cilin aktori luan rolin e psikopatit, Patrick Bateman. Ky film nuk mori asnjë nominim.

3.  Babyteeth (2019)

Ky film është  xhiruar në vitin 2019, por u shfaq në SHBA në vitin 2020 dhe ishte një nga filmat më të mirë të vitit. Aktorët kryesorë të  filmit – Eliza Scanlen, Toby Wallace, Essie Davis dhe Ben Mendelsohn – të gjithë merituan nominime për aktrim, por me sa duket votuesit nuk e panë kurrë atë.

4. Before Sunrise (1995)

Dy kapitujt e fundit të triologjisë “Para…” të Richard Linklater fituan nominimin për skenar dhe ky ishte filmi që prezantoi botën me çiftin e ardhshëm të martuar Jesse (Ethan Hawke) dhe Céline (Julie Delpy) e cila u anashkalua në mënyrë dredharake.

5.  The Big Heat (1953)

Fritz Lang, pati një numër filmash të anashkaluar nga Akademia. Filmi me protagonistë Glenn Ford, Lee Marvin dhe Gloria Grahame, është një film që do të prisnit të kishte qenë i nominuar, por përkundrazi nuk mori asnjë nominim.

6. Bringing Up Baby (1938)

Akademia shpërbleu shumë komedi të shquara gjatë viteve, megjithëse kjo komedi e drejtuar nga Howard Hawks me Cary Grant dhe Katharine Hepburn – të cilët do të vazhdonin të mbanin rekordin për shumicën e fitoreve – nuk ishte një prej tyre.

7. Don’t Look Now (1973)

Duket se Oscars kishte vend vetëm për një film horror në ceremoninë e vitit 1973, me ‘The Exorcist’ që fitoi dy Oscar atë vit, pavarësisht se filmi i Nicolas Roeg-it në Venecia nuk arriti të siguroj një nominim të vetëm. Në fakt, Nicolas Roeg i cili drejtoi këtë film të vendosur në Venecia, është një nga regjisorët më të anashkaluar padrejtësisht në historinë e Oscars./ GazetaTema

ObserverKult


Gioconda Belli

Lexo edhe:

GIOCONDA BELLI: DO DOJA…

Poezi nga Gioconda Belli

Sot do të doja
që gishtat e tu
të shkruanin
përralla flokëve të mi
e
do doja puthje
shpatullave
ledhatime
që të më thoshe
të vërtetat më të mëdha
osé
më të madhërishmet gënjeshtra
që të më thoshe përshembull
se jam më e bukura grua në botë
që më do pafund
gjëra kaq të thjeshta,
të rëndomta,
që të ndiqje profilin e fytyrës sime
të vonoheshe duke më soditur sytë
sikur krejt jeta përreth të varej
prej buzëqeshjes së tyre
e i ngre peshë ajrit gjithë pulëbardhat mes shkumës.
Kështu do të doja të përshkoje trupin tim
shteg pemëzuar e aromatik
si të ishe i pari shi dimërak
që nis të bjerë butë
e më tej derdhet bucitës.
Dëshiroj gjëra
si
një valë gjigante butësie
që më përmbyt
një pëshpërimë guaske
një bandë peshqish në gojë
diçka kështu
të brishtë e të zhveshur
si
një lulkë gati t’i zerë besë
dritës së parë të agut

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult