Molos Gashi, nxënës i klasës së dytë nga Prishtina, ka zënë vendin e parë në një garë internacionale që është zhvilluar në Dubai.
Ai është shfaqur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, duke e ngritur kupën e fituar në arenën ndërkombëtare.
Për këtë ka njoftuar shkolla ku Molosi vijon mësimet “Mehmet Gjevori”.
“Molos Gashi, nxënës i klasës ll-1, merr vendin e parë në Dubai në garën internacionale të organizuar nga BRAINOBRAIN ABACUS COMPETITION dhe me pjesëmarrjen e 44 shteteve arrin rezultat të shkëlqyer duke ngritur emrin e shtetit tonë në nivelet më të larta të dijes”, ka njoftuar shkolla.
ObserverKult