80% e shqiptarëve as kanë blerë, as kanë lexuar libër vitin e fundit

libra

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se sa libra kanë lexuar gjatë vitit 2022, 74.8% e tyre janë përgjigjur, asnjë. Ndërkohë, vetëm 7.6% kanë lexuar një libër, 11.8% e tyre kanë lexuar 2-3 libra, 2.7% kanë lexuar 4-5 libra dhe 2.3% më shumë se 5 libra.

Kjo shifër rritet kur vjen puna për të blerë libra, pasi 78.2% e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër përgjatë vitit 2022.

Ndërkohë, 7.2% e shqiptarëve kanë blerë vetëm 1 libër, 10% e tyre kanë blerë 2-3 libra, 1.9% kanë blerë 4-5 libra dhe 1.9% e tyre kanë blerë më shumë se 5 libra.

Shumica shqiptarëve jo vetëm që nuk blejnë libra, por as nuk dhurojnë. 74.8% e të pyeturve nuk kanë dhuruar një libër, ndërkohë që pozitivisht janë përgjigjur vetëm 25.2% e tyre.

74.1% e shqiptarëve nuk kanë marrë një libër dhuratë dhe vetëm 25.5% kanë marrë.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 28 tetor-7 nëntor 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./Euronews


Lexo edhe:

“Ç’E DO LIBRIN, THONË, S’BËN KOKËRR LEKU”, DHE MENDJA U FLUTURON, TEK FAMA, PUSHTETI, PARAJA…

Duke qenë të rrethuar nga ekrane televizive, kompjuterikë, celularë, libri shpesh mbetet i mbuluar nën pluhurin e harresës.

Bëjmë shumëçka, por anashkalojmë më të rëndësishmin. Shohim filma, ndjekim politikë, japim opinione, bëjmë statuse në rrjete sociale për keqeverisjen e vendit, s’lëmë foto pa parë e komentuar në fejzbuk, instagram… por pak prej nesh gjejnë kohë të shfletojmë së paku ca faqe libri.

E di, pothuaj të gjithë jemi të rraskapitur nga përditshmëria, puna, shkolla, aktivitetet e ndryshme që duhet të ndjekim, familja, shoqëria, por secili prej nesh mund ta gjejë një orë kohë para gjumit për t’ia kushtuar kalitjes së trurit.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU