Fatos Rushiti: Në Shkup të gjithë të përgjojnë

fatos rushiti ne duhemi

Poezi nga Fatos Rushiti

Orienti dhe oksidenti rrijnë ngjitas
Pas shpinës sime në Shkup
E kuqja dhe e zeza përgjojnë
Ndodhirat e mbrëmjes

Tek flas me miq gazetarë duke ngrënë darkë
Përsëritemi nëpër llafe të pista politike

Ah objektivja ku mbeti ajo
A foli apo nuk foli për diktat Karl Poperi
Krejt njësoj për evropianët e Mogherinit

Në Shkup të gjithë përgjojnë
Edhe macet mbi kontejnera
Edhe qentë e palarë të rrugës
Edhe përmendoret e Filipit dhe Aleksandrit
Na përgjojnë se sa e lëvizim perin
E kënaqësisë
Sa e ngrisim zërin kundër Qeverisë

Ai më i madhi merret me bujq e pensione
Merret me socialin ai i madhi
E rrin i qetë
Kur na sheh si korruptohemi
Kaq lehtë
Ne njerëzit në nevojë

Oh objektivën e paskan fshirë lypsat
E paskan fshirë te Rrapi në Shkup

Se në Kumanovë u rrënua fillimi
Bërtiti dikush

Orienti ra
Oksidenti tha
Fallin e bëjmë ne

Në Shkup të gjithë përgjojnë

ObserverKult


Lexo edhe:

FATOS RUSHITI: NE DUHEMI