Poeti Sadik Bejko reciton poezinë “Kohë e pamjaftueshme” për Kadarenë (VIDEO)

kohë e pamjaftueshme ismail kadare sadik bejko

Ju ftojmë të dëgjoni poetin Sadik Bejko tek reciton vargje nga poezia “Kohë e pamjaftueshme” e Kadaresë.

Videoja është realizuar sot në Bar Juvenilja, Tiranë, ndërsa është postuar kohë më parë nga Bujar Hudhri në profilin e tij në facebook.

KOHË E PAMJAFTUESHME

S’kam kohë të harroj shumë gjëra
Që nga mendja t’i nxjerr përjetë.
Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat
Do t’më duhen së paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq për Danten,
Për frëngjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta gratë do të jem duke fshirë
Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

Si udhëtari me peshë të tepërt
Para avionit që niset pas pak
I ngarkuar rëndshëm ende
Do t’afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq këtë barrë?
Ku ta hedh këte peshë, si?
Me të s’mund të zbres atje poshtë
Por as lart dot s’e lë kurrsesi.

I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu tragjik,
Një shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do t’ju bëj të gjithëve e do ik.

ObserverKult

Kliko edhe:

ISMAIL KADARE: KRISTAL (VIDEO)

Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.

Kliko për videon KETU

ObserverKult