Christopher John Brennan: Ti nuk do të gjesh as shtëpi as prehje

lamtumirë

Ngado të nisem, te një shtëpi e afërt do të shkoj.
O pragvjeshtë, unë mendoja se do ta kishe bërë zjarrin që më digjet brenda të shuhej e kthehej në tymra aromatikë,
dhomë e vogël për zemrën time, ku mund të strukem dhe ëndërroj
për ditët dhe rrugët që kam shkelur dhe të shoh me keqardhje
në shtëpitë e errëta të njerëzve edhe ndriçimin e dritareve.
Dhe të harroj të nesërmet që kërcënojnë dhe udhën e panjohur.
Por një erë hidhtake vjen nga perëndimi i verdhë si meit
dhe zemra ime shkundet dhe mbushet me britmën e saj triumfuese;
Ti nuk do të gjesh as shtëpi as prehje; përgjithmonë do të bredhërish
me yjet që enden dhe me fatet e paracaktuara prej qiellit.

Përktheu: Irena Dono

*Titulli i origjinalit: “Ngado të nisem, te një shtëpi e afërt do të shkoj”

LEXO EDHE: PSE NUK PO MUNDEM TË TË HARROJ?