Poezi nga Emily Dickinson
E po të them që nuk pres më?
Që porta e mishtë fre dot s`më vë
të vij, të rend, te ti?
Po ta rrëmoj k`të vdekatare,
dhe ku më dhemb të shoh – për fare
të kridhem në liri?
Të na arrijnë, nuk kanë shpresa,
armët na luten, thërret nëndhesa,
krejt pa kuptim, tashmë,
porsi hareja një orë më parë,
porsi dantellat, një cirk shtegtar,
si ai që nuk rron më!
Përktheu: Rajmonda Çollaku
ObserverKult
Lexo edhe:
Shpresa është një qenie e pambuktë
E cila mbështetet në shpirt
Këndon melodi pa fjalë që të mbarojnë s’dinë
Puhiza e përhap harmoninë
E vetëm një furtunë e dhunshme
Do të mund ta devijonte zokthin e vogël
Që na ka ngushëlluar të gjithëve.
E kam dëgjuar në tokat më të ftohta
Dhe mbi më të pakuptueshmet dete
E megjithatë, asnjëherë në nevojë
Nuk kërkoi një thërrime shpagim prej meje.
Përktheu: Sonila Strakosha
ObserverKult
Lexo edhe:
VJEN KUNDËRSHTIMI EDHE NGA AKTORËT E SHKODRËS: MOS I NDALONI FILMAT…
Projektligji për ndalimin e transmetimit të filmave shqiptarë që glorifikojnë komunizmin ka hapur diskutime dhe kundërshti të forta tek artistët.
Për mjeshtrin e madh Agron Dizdari, një nismë e tillë është absurde për 3 fakte shumë të rëndësishme.
“Arsyeja e parë është që shqiptarët kurrë nuk duhet të hanë historinë e vet, sepse në kinematografi është një pjesë e historisë së kombit tonë. E dyta, do të ishte mëkat që figura të nderuara, të jashtëzakonshme me një reputacion jo vetëm kombëtar, por ndërkombëtar si Sandër Prosi, Tinka Kurti, Rikard Ljarja të zhdukeshin nga faqja e historisë së artit. E treta, spektatori që sheh tmerret e diktaturës të nxjerrë mësim nga diktatura dhe në demokraci të mos përsërisin fajet e asaj kohe“, u shpreh ai.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult