Emily Dickinson: Shpresa

emily dickinson

Shpresa është një qenie e pambuktë
E cila mbështetet në shpirt
Këndon melodi pa fjalë që të mbarojnë s’dinë
Puhiza e përhap harmoninë
E vetëm një furtunë e dhunshme
Do të mund ta devijonte zokthin e vogël
Që na ka ngushëlluar të gjithëve.
E kam dëgjuar në tokat më të ftohta
Dhe mbi më të pakuptueshmet dete
E megjithatë, asnjëherë në nevojë
Nuk kërkoi një thërrime shpagim prej meje.

Përktheu: Sonila Strakosha