Drita a dalë e dritë s’po ban,
ka le dielli e nuk po nxeh:
ça ka ba Gjeto Basho Muji;
Djalin n’dhe Muji e ka shti…
A dredhe Muji e në shpi ka shkue,
nana e djalit po e pyet;
-Mujo, djalin ç’ma ka gjetë?
N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbetë?…
Qyqe vetëm rrugën ma paska marrë,
kan nxan vend hyjt vajin për me ndie,
kur ka dalë ndër Lugje t’Verdha,
atëhere hanën nana ka mallkue:
– T’u shkimtë drita ty,o mori hanë –
qi s’ma çove at natë nji fjalë,
n’Lugje t’Verdha shpejt me dalë,
bashkë me hi n’nji vorr me djalë!
Ndoshta vorri t’dyve s’na kish xanë,
ndoshta djali ngat nuk m’kishte lanë,
nji vorr t’ri – por kishte për bri.
Ahit t’malit rixha i kishte ba,
gurit t’malit rixha i kishte ba,
për mue gropën me ma lanë –
se aq i vend ma kishte lanë.
Mallkue kjosh,o mori hanë,
qysh me e lanë nanën t’pa djalë!
Kur ka shkue te vorri i djalit,
ka pa ahin treqind vjeç.
Ahi ishte rrema – rrema,
nja ma t’bukrin mbi vorr qi p’e shtri,
mirë po pshtetet për degë t’ahit,
pikon lokja mbi vorr t’djalit.
Kan lan kangën zogjt e malit,
kan lan kangën me vështrue!
– Po a s’din de kush ka ardhë,
qi nuk çohesh për me u falë,
more i miri i nanës – ooo!
Amanet,o more bir,
Del nji herë ksi burgut t’errët,
fol me nanën qi t’ka rritë,
s’m’ke lan kurr kaq shum me pritë!
Ka lshue hana rrezet n’pyllë,
kan shkrepë hyjzit nëpër qiellë,
pvesin djalin – a e ke pa?
Rrahit t’zi ndër kambë i kishe re:
– Ka qillue bjeshka e gjanë,
gjith ku t’dueni vend me xanë.
– Nuk po m’len nji ah m’e pa.
Amanet pse e lae m’u djerrë?
Thuej m’kan mblue me dhe t’zi,
drita e juej mbrendë mos me hi,
vaji i nanës o mos me u ndi,
lodja e nanës o veç me m’rri,
mor Homeri i nanës-ooo:
– A thue gjogun me ta prue,
del ndo’ i herë për me lodrue,
bjen ndër gurra me u freskue,
kërkon majet bashk me zana,
se ty vorrin ta rue nana,
more i miri i nanës – ooo!
Orët e bjeshkës ma s’und p’e ndiejnë,
fjalën n’gojë po ja kthejnë dalë,
zemrën s’rrahni ja kanë ndalë,
lot ndër sy mirë po ja krijnë,
fytyrën lotsh mirë po ja shijnë,
vetë e bajnë e e çojnë n’Jutbinë.
/ObserverKult
Lexo edhe: