Klodian Kojashi: E jona asht nji dashuri tjetër…

E jona asht nji dashuri tjetër… poezi nga Klodian Kojashi

E jona asht nji dashuri tjetër,
e vështirë,
e tmerrshme,
e marrë,
si dashnia që prej askuj s’kena marrë.
E nuk kuptoj pse po t’i them këto gjana,
që s’të interesojnë,
tash, kur ti shihesh në pasqyrë
e mendon çka me veshë.
Por, n’ket çast
kjo asht e vetmja gja që dëshiroj në jetë,
me të folë,
me të thanë se drita në dhomë
bahet e kuqërremtë prej perdes vishnje.
Se orët po zbresin.
Se qyteti po braktikset.
Se për ne dy,
dashuria asht nji laps
me të cilin hyjmë në luftë,
të sigurtë se kena me fitu
kundra tan keve.

ObserverKult

——————-

Lexo edhe:

KLODIAN KOJASHI: ASGJA S’KA NDRYSHU…