Basri Çapriçi: Kontributi im për revolucionin është zero

Poezi nga Basri Çapriçi

Unë jam frikësuar si qeni
Kur shihja nga dritarja si mprehnin thikat
Si rripnin lepujt

Kur qielli hapej
Dhe dielli zihej
Kam parë Zotin të më pikë në ballë

Kontributi im është zero
Për revolucionin për historinë
Jam frikësuar si mos më keq

Kam ikur larg të strehoj fëmijët

Gruaja më thotë lëri ato tashti
Kush s’u frikësua kur mbulonte terri
Po s’u zë goja gjëra të tilla

Tanimë që mori fund e gjitha

Së paku mund të kemi strehë
Për kalamajt mor aman
Të gjithë pëlcasin fjalë të mëdha

Po unë prandaj e them
t’u jap guxim Atyre

ObserverKult


"Gremina e dashunis"

Lexo edhe:

VEÇ NJË ËNDËRR GJITHË KJO ISH, SI GJITHMONË LARG JE SËRISH….

“Veç një ëndërr”, poezi nga Ludmilla Makarova

Natës heshtur, shenjtëruar,
Qajnë qirinjtë, që flaka djeg
Përqafomë ti krahaqafë,
Faqet butë m’i përkëdhel…

Grishmë të vij dhe unë me ty
Labirinthit t’shpirtit tënd,
Fort të lutëm, rri aty,
Rrëfemë vetën anekënd.

Sytë ç’të panë, nga ishe ti,
Rrugës tënde çfarë kërkove
Si ke dashur, urryer si,
Dhe gjithë jetën ç’ëndërrove.

Ti enigmë e magjishme,
Heroi im në fshehtësi,
Vetëm pranë të jem me ty,
Pse ndjej kaq shumë embëlsi?

Përse ndihem kaq e qetë,
Kaq në paqe e krahëlehtë?
…Po veç një ëndërr gjithë kjo ish,
si gjithmonë larg je sërish….

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult