reklamë

Maxhun Osmanaj: Hartat e jetës

Kam parë dhe ndjerë harta të jetës
Harta të veçanta të njerëzve
Dikujt kufijtë ia kishte përcaktuar dhimbja
Dikë fati i lig dhe i pakëndshëm
E kishte përballur me kufijtë e egër t’jetës
Edhe dielli padrejtësisht e kishte harruar
T’i trokiste në dhomën e shpirtit
Se rrezet ishin përballur me rrufetë…
Rrugës n’udhëtim, edhe mua më ndiqte një këshillë:
Kujdes, mos të shkelja në ndonjë hartë t’huaj t’jetës!
Mallkimi i ndërgjegjes më “kërcënonte”
Mund të ma varroste keq emrin tim deri n’varr
Vetëm n’kufij të hartës sime
Udhëtova, gërmova, luftova
Për t’ua lënë pasardhësve t’mi
Hartën e mbrojtur me aq sa dëgjova ndërgjegjen
N’themelet e universit të thellë, të pashkelur
Të njerëzores dhe të dashurisë
Jam i bindur se udhët e dhimbjes
Qenkan kufij t’pashkelur
Që s’mund t’i shkelka askush!

ObserverKult


Lexo edhe:

Maxhun Osmanaj: të vjen nganjëherë…