Dritëro Agolli: Epitaf

E, kur sytë të hapësh, do të shohësh Romantikun e përjetshëm në xhame Dhe këngën e dashur do njohësh: "Ti çele herët, moj bajame!"

Përjetësisht këtu fle Dritëroi,
Me etrit, gjyshërit dhe shokët pranë.
Të mira bëri pak gjersa jetoi,
Më tepër mund të bënte,
po s’e lanë.