Besim Bokshi: Kur të vijë, ndoshta do të më gjejë të mplakur

Kam pritur – si shkëmbi,
si ylli skaj horizontit – në pikëllim,
vite me radhë…

Larg jam,
aty ku puthen jeta dhe vdekja-
aty i përtyp ditët e mia të gastarta…

Kur të vijë,
ndoshta do të më gjejë të mplakur
e s’do të mund të qesh si flladi i pranverës.

Të vdes – nga gëzimi
do të mundem!

*Titulli i origjinalit: “Në pritje”

—————

Lexo edhe:

NË PËRVJETORIN E VDEKJES E KUJTOJMË ME NJË CIKËL POEZISH ESAD MEKULIN

ObserverKult