Rami Kamberi: Në më do ik…

R

Syzanë, në më do ik
Bashkë me malet, veshur me pyje
Të të shikoj, kam frik’
Kur m’del sikur hëna, rrethuar me yje

Merri dhe gurrat dashni, ku buzët na mbetën
Prushin e shpirtit, që u ndez nga lumnia
Merre edhe livadhinë, ku e kam nurin e jetën
Se po mbete Syzanë flakë merr malësia

Syzanë, në më do ik
Përtej nëntë malevë, të Sharrit plak
Të të shikoj, kam frik’
Lotin ma merr dhimba, sytë lotojnë gjak