Unë jam si urë një urë që s’lodhet kurrë Shtrirë përmbi gurë mbi ujra nën yje Përkulur jam si urë përjetë mbi një lumë Lumi im i vetëm si yjet që s’kanë emër ……
Kurgjë s’kam humbur kurgjë s’kam ndarë Atë që më ke dhënë e kam më thellë se dhembja
Ajo që më ke dhënë zbret me diellin në det Po dielli humbet ajo ishte deti vet Vala e rënditur në ritmin e një shpirti Që sheh varkën e vdekjes të ik e të vij Dhe qëndroj qëndroj dhe s’vdes se jeton ti.