Peter Handke nuk u ftua për një prezantim para nxënësve në komunën Rinkeby të Stokholmit, si pjesë e projektit “Nobel në Rinkeby”, njoftojnë mediat suedeze.
Që nga viti 1988, nxënësit në shkollat e Rinkeby kanë punuar me këtë projekt çdo vjeshtë ndërsa lexojnë libra dhe shoqërohen me laureatët e rinj të Nobelit në letërsi.
Kjo traditë do të prishet për herë të parë këtë vit, pasi nuk do të ftohet laureati austriak Nobel Peter Handke. Vetëm Olga Tokarczuk, fituesja e dyë e Nobelit, është e ftuar në Rinkeby këtë vit.
Peter Handke është kritikuar për mohimin e genocidit të Srebrenicës dhe për marrëdhënien e tij miqësore me Sllobodan Millosheviçin.
“Ne të rriturit duhet të marrim përgjegjësi dhe duhet të kujdesemi që të mos përfshijmë fëmijët tanë në këtë fushatë”, thotë Gunilla Lundgren, themeluese e projektit “Nobel në Rinkeby”.
Gunilla shprehet se studentëve iu prezantuan pikëpamjet e Handkes për Srebrenicën dhe marrëdhëniet e tij me Sllobodan Milosheviçin.
Rinkeby është një komunë e vendosur në veri të Stokholmit. Në këtë komunë, shumica e banorëve janë emigrantë. /tesheshi