Kultura dhe fëmija/Edmond Tupja vjen me një propozim për të gjithë…

Profesori Edmond Tupja është shprehur se kultura duhet që të kultivohet që në shkolla. Komentet Tupja i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku komentoi të dhënat e sondazhit të zhvilluar. Tupja tha se fëmijët duhet të mësohen me të bukurën, sepse sipas tij (citon një shprehje franceze), vetëm e bukura është e moralshme.

“Mirë shteti, por duhet një organizim, grup intelektualësh e artistësh që t’i bien këmbanave fort. Duhet edukata që në shkollë. Do ta çosh në muze, do shkosh në një koncert, muzikë dhome. Do t’i përgatitësh psikologjikisht më përpara. Mund të shkosh edhe në një ndeshje sporti jo të dhunshëm.

Kultivohet dashuria për të bukurën. Sepse siç thonë francezët ‘vetëm e bukura është e moralshme’. Flasim për të bukurën shpirtërore dhe fizike. Është e moralshme sepse tërheq”, tha Tupja.

Videon e plotë mund ta shikoni KËTU: / euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

KU TA DI ZEMRA SE GJER KUR DO TË MË RRAHË SI DIKUR…

Nga Luis Fyrnberg

Ku ta di zemrën se gjer kur
do të më rrahë si dikur
sapo lauresha zë këndon
Ku ta di unë se gjer kur?

Ku ta di zemrën se gjer kur,
me gurgullimat si dikur
do prekë zemrën që dëgjon?
Ku ta di unë se gjer kur?

Ku ta di zemrën se gjer kur
do me gufojë si dikur
tek në të ardhmen larg shikon –
Ku ta di unë se gjer kur?

Shpesh jam i lodhur e dyshoj
dhe pyes veten bërë gur:
Gjer kur do mundem të këndoj?
Deri kur, vallë, deri kur?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult