Sot i është dhënë lamtumira e fundit regjisores së njohur, Arzana Kraja, e cila u gjet e vdekur dje në banesën e saj në Prishtinë.
Qindra të pranishëm përcjellën Krajën në varrezat e lagjes “Dragodan” në Prishtinë.
Dyshimet e para të Prokurorisë Themelore të Prishtinës rreth shkaqeve të vdekjes së hershme të Arzana Krajës, thonë se problemet shëndetësore mund të kenë qenë fatale për regjisoren.
Vdekja e Arzana Krajës po cilësohet nga policia dhe prokuroria si ‘vdekje e dyshimtë’.
Arzana është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.
Ajo ishte e dalluar në fushën e kinematografisë kosovare.