Besa Bytyçi: Merre gjinin tem, Atdhe!

Merre gjinin tem, Atdhe!
Thithe…
Se asht ligj, thonë:
Kur s’thithet gjini, tamli hupë.
Atdhe,
e vogla jem dje vdiq,
nër rrënoja t’nji gërmadhe dha shpirt…
Nji gur na ndau!
Për pak, veç për pak nuk mrrini gjini jem n’gojë t’saj.
Oh, Atdhe,
Me tanë fuqinë desha me ja afru gjinin,
Po s’ke punë me mrri te gojë e saj!
E vogla jem s’asht ma…
Thithe tamlin tem, Atdhe!