Poezi nga Robert Burns
Do të ikë nga ti Elizë e dashur
Dhe nga i dashuri vendi im
Fat i hidhur hodhi mes nesh
Një oqean pa fund që oshëtin
Le të gjëmojë oqeani i paanë
që na ndan me ty o dashuri
Po s’mund të ndajë ai jo kurrë
Shpirt e zemër që t’i fala ty
Lamtumirë Elizë o shpirti im
O vasha ime e adhuruar
Ogur i zi në veshë mallkim
Kurrë më s’kemi për të takuar
Kur triumfuese me shpatë viktori
Do më vijë vdekja plot pikëllimë
Për të fundit herë do më rrahë zemra
Për ty Elizë një psherëtimë.
Në shqip: Servet Bytyçi
ObserverKult
Lexo edhe:
ROBERT BURNS: JE ENGJËLL QË KURRË S’DO TË HARROJ…
Nuk ishin jo dy sytë blu
Që zemrën ma bënë hi,
As fytyrë e saj e bukur
Që më mban peng në robëri.
Oh ish buzëqeshja e ëmbël rrush
E dëlirë e pafaj
Oh ç’më dogji shpirtin prush
Vështrim i fshehtë i saj.
U treta, nga frika i pashpresë
I përbuzur, i mohuar.
U treta, pikë shpirti s’do më mbesë
I mjerë, i dëshpëruar .
Oh fat im, o dhembja ime
Pa mëshirë që do na ndajë
Por mbretëresh’ e zemrës sime
Do jetë gjithmonë kujtim’ i saj…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU