Nga Kastriot Dervishi
Nga tërmeti i fundit, dy kategoritë e ndërtimeve që kanë shfaqur probleme janë ato para viteve ’90 për cilësi të dobët dhe për zonat kënetore ku janë ndërtuar dhe pas vitit 1990 për pozicionimin afër vijës bregdetare dhe cilësi të dobët. Sot po shfaq një studim të vitit 1993 për plazhin e Golemit, i cili nuk mundi të zbatohej sepse sidomos pas vitit 1997, u kthye mbrapsht i gjithë.
Me VKM nr.231, datë 20.7.1992, Këshilli i Ministrave miratoi studimin e vijës kufizuese bregdetare nga lumi Buna deri në kepin e Stillos. Territori në fjalë shpallej zonë e mbrojtur nga shteti. Pasi ishte miratuar ligji nr.7693, datë 6.4.1993 “Për urbanistikën”, me propozim të Këshillit të Territorit të Rrethit të Kavajës, nr.16, datë 16.7.1003, Këshilli i Rregullimit të Terrirotit mori vendimin nr.20, datë 22.12.1993 “Për miratimin studimit urbanistik të Golemit”. Akti është nënshkruar nga kryetar Aleksandër Meksi dhe zëvendëskryetar Ilir Manushi. Studimi përfshinte gjithë territorin e vijës bregdetare nga Shkëmbi i Kavajës deri në Malin e Robit. Ajo çka bie në sy është largësia e objekteve nga bregu i detit, si dhe planifikimi i rregullt i saj.